KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Refugjatët adhurojnë Merkel: “Nëna zemërgjerë”
Refugjatët adhurojnë Merkel: “Nëna zemërgjerë”

Refugjatët adhurojnë Merkel: “Nëna zemërgjerë”

Mijëra refugjatë, që arrijnë çdo ditë me trena në destinacionin e tyre të ëndërruar, në Gjermani, marrin mbështetje të madhe si nga zyrtarët, ashtu edhe nga qytetarët. Emigranteve kryesisht nga Siria dhe Afganistani, u është dhënë ushqim dhe ujë, ndërsa fëmijëve lodra, menjëhere pasi kanë zbritur nga trenat në Mynih. Refugjatët, shumë prej të cilëve kanë udhëtuar mijëra kilometra nëpër Detin Mesdhe, përmes Ballkanit dhe barrierave me tela që ka ngritur Hungaria, i janë gëzuar pritjes së ngrohtë dhe bujarisë së bavarezëve që janë angazhuar aq shumë, saqë policia bëri thirrje që të mos sjellin me ushqime e rroba sepse ka me tepricë. Pritja në Mynih, njësoj si në Shtutgart dhe Frankfurt, ka qenë krejt ndryshe nga përvoja e veshtirë e Hungarisë. Kryetari i Bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter, shprehet se është “krenar” me reagimin e qytetit të tij ndaj krizës. Refugjatët e shohin mbështetjen popullore gjermane si pasqyrim të qëndrimit të kancelares së vendit, Angela Merkel. Për këtë arsye, ajo adhurohet nga sirianët që kanë nisur ta quajnë nëpër rrjetet sociale si “Nëna Merkel, nëna e emigrantëve” dhe “Nëna zemërgjerë”.