KRYEFAQJA » LAJME » Refugjatët në brigjet turke
Refugjatët në brigjet turke

Refugjatët në brigjet turke

Me gjithë masat e marra nga autoritetet turke, 875 refugjatë ia kane dalë të zbarkojnë në brigjet greke. Kjo ka ndodhur pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes BE-Turqi. Ndërkohë i’u është ndaluar kalimi 2 mijë prej tyre. Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë me qëllim parandalimin e vdekjeve në Detin Egje, të gjithë emigrantët që mbërrijnë në ishujt grekë do të regjistrohen sipas rregullave dhe do të procedohet çdo kërkesë e tyre për azil. Ata që nuk aplikojnë për azil dhe ata, kërkesa e të cilëve është e pabazë ose që u refuzohet, do të rikthehen në Turqi.