KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Refugjatët Siriane në Liban në kushte mjaft të veshtira
refugjatet siriane

Refugjatët Siriane në Liban në kushte mjaft të veshtira

Me dhjetëra mijëra refugjatë siriane që nuk ia kanë dalë të mbërrijnë në Evropë, janë vendosur nëpër kampet me cadra të ngritura nga komisariati i lartë për refugjatët i OKB-se në Liban. Kushtet në kampe janë tepër të rënda por reshjet e para të borës ua kanë veshtirësuar edhe më tepër jetën refugjatëve. Ata janë plotësisht të varur nga ndihmat e agjencive humanitare. UNHCR-ja vlerëson se 195 mijë familje siriane, që do të thotë afro 1 milion persona, janë në rrezik nga i ftohti dhe sëmundjet gjatë dimrit, duke bërë thirrje për më tepër ndihma.