KRYEFAQJA » LAJME » Regbi, Iliria fiton 12-0 me Tiranen
tirana rugby club, iilria, osbe projekt, sport

Regbi, Iliria fiton 12-0 me Tiranen

Për herë të parë në Shqipëri është luajtur një sfidë midis dy skuadrave të Klubit të Regbisë së kryeqytetit, Tirana-Ilirët e cila u fitua nga regbistët e Ilirisë 12-0. Përshtatur me projektin e OSBE-së “Angazhimi i qytetarëve”, ky organizëm dhe bashkia e Elbasanit kanë qenë nismëtarë për zhvillimin e kësaj ndeshje regbie.

Adrian Nessel, shef i Departamentit të Bashkëpunimit për Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri është shprehur:”Kjo ndeshje është pjesë e një projekti të OSBE në Shqipëri, që ka të bëjë me angazhimin e qytetarëve. Një nismë që përfshin bashkëpunimin me të gjitha institucionet me fokusin kryesor, punën në komunitet. Më pëlqen fakti që këta sportistë luajnë me dëshirë dhe pasion, e me lojën e tyre kanë sjellë mjaft tifozë në stadium”.

Tani janë vetëm dy skuadra regbie nga tirana, por shumë shpejt do të formohen të tjera në qytete të ndryshme të shqipërisë. E më pas do të krijohet edhe federata e regbisë që do të ketë edhe kampionatin e saj.