KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Regjimi sirian hedh gaz klorin në Alepo
EPA/Mohammed Badra

Regjimi sirian hedh gaz klorin në Alepo

Helikopterët e regjimit sirian kanë hedhur fuqi me gaz klorin në lagjen Al Sukari në pjesën lindore që kontrollohet nga rebelët e Alepos. Burime mjekësore konfirmojnë se 70 persona kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe asfiksim pasi një helikopter i regjimit sulmoi zonën. Zëdhënësi i Helmetave të Bardha, një organizatë vullnetare për mbrojtjen e civilëve që vepron në të gjithë zonën e kontrolluar nga opozita siriane, konfirmoi se të paktën 70 persona mes tyre 50 gra e fëmijë, janë trajtuar për probleme me frymëmarrjen dhe se era e gazit të klorit ka mbushur gjithë zonën. Në videon e postuar nga Helmetat e Bardha në Youtube shfaqen punëtorët e shpëtimit duke kërkuar mes rrënojave për të mbijetuarit në zonën e mbushur me gaz.