KRYEFAQJA » LAJME » Regjistrimi në kopshte dhe shkolla deri në fund të qershorit
Regjistrimi në kopshte dhe shkolla deri në fund të qershorit

Regjistrimi në kopshte dhe shkolla deri në fund të qershorit

Deri në fund të muajit Qershor prindërit duhet ti kenë regjistruar fëmijët e tyre në kopshte dhe shkolla. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit Zamira Gjini shpjegon se nga data 16 Qershor që ka nisur ky proçes e deri në fund të tij drejtuesit e shkollave hartojnë listat e nxënësve dhe bëjnë sistemimin e tyre nëpër klasa . Regjistrimi bëhet në ato kopshte dhe shkolla që ndodhen pranë vendbanimit të fëmijës , përjashtime bëhen vetëm në raste të veçanta.