KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rehovë – Kolonjë, investime në infrastrukturë

Rehovë – Kolonjë, investime në infrastrukturë

Investime në infrastrukturë 750 mijë dollarë, po investohen për përmirësimin e infrastrukturës së fshatit Rehovë, njërit prej më të bukurve e më të lashtëve të Kolonjës. Arben Malo Kryetar i Bashkisë u shpreh se fillimisht do të ndërhyjmë për ndricimin e kishës se Shen Kollit, dhe rehabilitimin e mjedisit rreth saj. Ndërsa është menduar dhe për mundësitë akomoduese. “Rehovarët e kanë kuptuar. Qytetarët e ketushëm dhe une do t’i ftoja të gjithë dhe për shkak të biove që ka Rehovë, mjaft interesante për tu vizituar janë kataraktet, kisha e Shën Pjetrit, liqeni karstik i Beznjës apo dhe shtëpia e shkrimtarit Naum Prifti” tha zoti Malo për RTSH. Ndërsa e gjithë arkitektura e banesave dhe rrugicat e ngushta me kalldrem janë një tjetër dëshmi interesante e kulturës së hershme të rehovarëve.