KRYEFAQJA » LAJME » Rekomandimet e Komisionit të Venecias,kriteri kryesor i demokratëve për miratimin e reformës në drejtësi
PD paraqet amendamentin e dekusarizimit

Rekomandimet e Komisionit të Venecias,kriteri kryesor i demokratëve për miratimin e reformës në drejtësi

Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të jenë kriteri kryesor i demokratëve për miratimin e reformës në drejtësi. Këtë qëndrim ata e rikonfirmuan edhe sot në mbledhjen e grupit parlamentar zhvilluar me dyer të mbylluara. Këtë mbledhje që u drejtua nga Kryetari i Grupit Paloka, pasi Kryedemokrati Basha po merrte pjesë në punimet e PPE-ve në Bruksel, deputeti Eduart Halimi bëri një pasqyrim të ecurisë së procesit të reformës në drejtësi. Ndërkohë demokratët dakortësuan mbi cështjet që do të diskutojnë nesër në seance plenare,ku prioritet do të jetë sipas tyre situata ekonomike dhe ajo e kriminalitetit në vend.