KRYEFAQJA » LAJME » Rektori Gjata: Të dekriminalizohen gabimet mjeksore në kodin penal

Rektori Gjata: Të dekriminalizohen gabimet mjeksore në kodin penal

Pas “Urdhërit të Mjekut”, edhe rektori i Universitetit të Mjeksisë Prof. Arben Gjata propozon dekriminalizmin e gabimeve mjeksore në kodin penal. Pjesë e grupit të ekspertëve që ka ngritur Ministria e Shëndetit Publik për hartimin e propozimeve në lidhje me ndryshimet në kodin penal, Prof. Gjata thotë për TVSH se ky kod ka një handikap të madh që duhet korigjuar. “Janë dy nene, njëri është për mosdhënien e ndihmës mjekësore i cili dënohet nga gjobë deri në dy vjet heqje lirie dhe një nen tjetër, që është ai 96, që është shumë i diksutueshëm që merret me gabimet mjekësore dhe dënon nga gjobë deri në 5 vjet heqje lirie, gjë që ka një nonsens, sepse të mos japësh ndihmë dënohesh më pak se sa të bësh një gabim mjeksor” sqaron ai.
Rektori i Universitetit të Mjeksisë Prof. Arben Gjata e cilëson domosdoshmëri forcimin e “Urdhërit të Mjekut” me qëllim kalimin për gjykim të çështjeve mjekësore në gjykatat e këtij urdhri dhe jo në gjykatat civile e penale që nuk kanë ekspertë të fushës. “Me ligjin që është sot, në momentin që çështja e mjekëve shkon në prokurori, gjykimi pranë “Urdhërit të Mjekut” ndërpritet. Gjyakatat e “Urdhërit të Mjekut” janë gjykata profesionale, që përbëhen nga mjekë, juristë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm pranë tij dhe ndonjëherë mjekët e kanë më të vështirë të shkojnë në Gjykatën Profesionale se në atë Civile. Gjykimi profesional në perëndim është shumë i rëndë për mjekun dhe ndonjëherë shoqërohet me kosto shumë të rënda , deri me heqje nga e drejta e ushtrimit të profesionit. Kjo duhet parë më mirë nga sepcialistët e fushës sepse ka vërtet një ngërç të madh” sugjeron rektori i Universitetit të Mjeksisë Prof. Arben Gjata.
Një grup pune i senatit akademik të Universiteti të Mjekësisë, pritet ti përcjellë këto ditë ministrit të shëndetësisë propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, ndërkohë që në kuadër të Reformës në Drejtësi Prof. Gjata beson se ato do të bëhen shumë shpejt konkrete.