KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Renci: “Vendet të cilat refuzojnë emigrantët, të marrin më pak fonde nga BE-ja”
Renzi zyrtarizon dorëheqjen

Renci: “Vendet të cilat refuzojnë emigrantët, të marrin më pak fonde nga BE-ja”

Vendet të cilat refuzojnë emigrantët, duhet të marrin më pak fonde nga Bashkimi Evropian. Kështu u shpreh kryeministri italian Mateo Renci në fjalën e tij drejtuar dhomës së ulët të parlamentit. Duke shprehur zemërim për të gjitha vendet që nuk ndihmojne në lehtësimin e barrës së rëndë të krizës së klandestinëve, Renci tha se Italia ka strehuar më shumë se 160 mijë azilkërkues, të cilët kanë mbërritur nga Afrika e Veriut tre vitet e fundit nëpërmjet Mesdheut. Pesha më e madhe e kësaj krize mbahet nga Italia dhe Greqia, ndërsa zhvendosja e emigrantëve sipas marrëveshjes së Brukselit, është bërë pak ose aspak. “Mendoj se është e nevojshme që Italia të jetë promotor i një pozite të vështirë në drejtim të atyre vendeve që marrin më shume fonde nga Bashkimi Europian dhe që shmangin angazhimet dhe detyrimet e tyre për emigrantët”, tha Renci. Përmes kësaj deklarate kryeministri italian iu referua vendeve më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian që thithin një pjesë të madhe të buxhetit aktual prej një trilion euro të unionit. Propozimi për buxhetin e ardhshëm, për përiudhën 2021-27 është menduar të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Polonia, Hungaria dhe shtetet e tjera ish-komuniste deklarojnë se emigrantët, veçanërisht ata që vijnë nga kulturat myslimane të Lindjes së Mesme, do të shkatërrojnë shoqëritë e tyre homogjene. Qeveritë gjithashtu kundërshtojnë të paguajnë gjobën përkatëse, si ndëshkim ndaj refuzimit të kuotave.