KRYEFAQJA » LAJME » Renditja e FIFA-s; Shqipëri dhe Kosovë
shqiperi, kosove, renditja, FIFA, vendi i 46, futboll, sport

Renditja e FIFA-s; Shqipëri dhe Kosovë

Humbja me Izraelin, përveç ndikimit në renditjen e grupit të Eliminatoreve, i ka kushtuar Shqipërisë edhe dy vend në renditjen botërore mujore të FIFA-s. Organizmi që qeveris futbollin botëror ka publikuar sot renditjen e re të përfaqësueseve për muajin nëntor dhe Shqipëria dhe Kosova kanë pësuar rënie. Në renditjen e këtij muaji, Shqipëria ka rënë me dy vende. Muajin e kaluar, kuqezinjtë e futbollit gjendeshin në vendin e 47-të, ndërsa këtë muaj gjenden në atë të 49-tin. Ndërsa Kosova tani gjendet në vendin e 165-ët, një shkallë më poshtë sesa muajin e kaluar, kur ishte në vendin e 164-ët. Në krye të renditjes botërore vazhdon të mbetet Argjentina. Në vendin e dytë është ngjitur, Brazili ndërsa Gjermania ka rënë një shkallë më poshtë, në vendin e 3-të.