KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Renditja e FIFA-s: Shqipëria duhet të jetë në vendin e 35-të
Renditja e FIFA-s: Shqipëria duhet të jetë në vendin e 35-të

Renditja e FIFA-s: Shqipëria duhet të jetë në vendin e 35-të

Pas uljes së siparit të Euro 2016, pak më parë dhe i Kupës së Amerikës të 100 vjetorit, vjen çasti i bërjes së renditjes të re të FIFA-s e cila bëhet zyrtare dy ditë më vonë, me 14 korrik. Shqipëria do të renditet në vendin e 35-të duke fituar shtatë vende pasi para kampionatit Europian renditej në vendin e 42-të. Nga 24 vendet pjesëmarrëse në Euro 2016, gjithmonë sipas renditjes së FIFA-s, kombëtarja e drejtuar nga Giovanni De Biasi rezulton të jetë e parafundit duke ia kaluar vetëm Suedisë, e 38-ta në këtë klasifikim.

Në vendin e parë do të jetë përsëri Argjentina e cila ishte finaliste në Kupën e Amerikës të 100 vjetorit. Në vendin e dytë Belgjika, në të tretin Kolumbia në vendin e katërt Gjermania. Kili, edhe pse doli kampione në Kupën e Amerikës të 100 vjetorit rezulton e pesta. Kampionja e Euro 2016, Portugalia, do të jetë e gjashta në renditje. Franca nënkampione do të renditet e shtata. Në vendin e tetë Spanja, në të nëntin Brazili dhe në vendin e dhjetë Ialia.

Pas një paraqitjeje shumë të mirë në Euro 2016, Uellsi do të renditet në vendin e 11-të duke u rritur me 15 vende (ishte në vendin e 26-të). Edhe Islanda pas një paraqitjeje shumë të mirë rritet me 12 vende duke u ngjitur nga vendi i 34-rt në vendin e 22-të. Me 12 vende rritet edhe Kroacia që nga vendi i 27-të arrin në vendin e 15-të. Polonia rritet me 10 vende, ishte me pikë të barabarta me Kroacinë në vendin e 27-të dhe do të jetë e 17-ta në renditje.