KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rëndohet bilanci i akteve terroriste në Paris
Rëndohet bilanci i akteve teroriste

Rëndohet bilanci i akteve terroriste në Paris

Një ditë pas akteve terroriste në Paris, bilanci arriti në 129 të vdekur dhe 352 të plagosur, njoftoi prokurori i Parisit François Molins. “Bilanci, fatkeqësisht paraprak dhe në zhvillim i atentateve të djeshme, është 129 të vdekur dhe 352 të plagosur, 99 prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë”, deklaroi François Molins në një konferencë shtypi. “Shtatë terroristë kanë humbur jetën gjatë aktit të tyre kriminal, gjashtë prej të cilëve kanë hedhur veten në erë” tha ai. Sipas prokurorit, terroristët, që kanë kryer sulmin në sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris kanë përmendur Sirinë dhe Irakun. Ka pasur tre ekipe terroristësh”, nënvizoi prokurori i Parisit. “Në total, disa qindra gëzhoja, pjesa më e madhe të kalibrit 7,62 milimetra u gjetën nësecilën skenë të sulmeve”, shtoi Molins.