KRYEFAQJA » LAJME » Rëndohet bilanci i grushtit të shtetit në Turqi
Rëndohet bilanci i grushtit të shtetit në Turqi

Rëndohet bilanci i grushtit të shtetit në Turqi

Kryeministri turk Binali Yldirim ka dhënë në mesditën e së shtunës më shumë hollësi rreth ngjarjeve të orëve të fundit, kur një grup ushtarakësh turq tentuan një grusht shtetit për të rrëzuar nga pushteti presidentin Rexhep Taip Erdogan. Sipas tij 161 persona janë vrarë dhe rreth 1440 janë  plagosur gjatë përleshjeve të mbrëmjes të së premtes duke u gdhirë e shtunë. Më shumë se 2800 anëtarë të forcave të armatosura janë arrestuar. Sipas ministrit të brendshëm turk, Efkan Ala 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë turq janë larguar nga detyra, ndërsa janë vrarë 16 organizatorë të puçit.