KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rëndohet bilanci i terrorit në Bruksel, IS merr përsipër sulmet
Rëndohet bilanci i sulmeve terroriste në Bruksel, IS merr përsipër sulmet

Rëndohet bilanci i terrorit në Bruksel, IS merr përsipër sulmet

Bilanci i sulmeve terroriste të martën në Bruksel është rënduar edhe më shumë. 34 kanë mbetur të vrarë dhe mbi 170 të tjerë janë plagosur, njoftojnë autoritetet belge. Shërbimet e sigurisë çaktivizuan një bombë të tretë në aeroportin Zaventem, ndërkohë që autoritetet lamëruan se do ta mbajnë të mbyllur deri të mërkurën. I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmet bëhej e ditur në një deklarate që është shpërndarë nga agjencia e lajmeve A’maq. Por sipas saj bilanci i humbjeve është më i madh. “Luftëtarë të shtetit islamik kanë qëlluar benda aeroportit Zaventem përpara se disa prej tyre të lidhur me breza me eksploziv, si martirë kanë hedhur veten në erë në Metronë  Malbeek. Nga sulmi flitet për 230 të vdekur dhe të plagosur” bëhej e ditur në deklaratë. Autoritetet belge kanë ngritur alarmin për siguri në nivelin maksimal. Sistemi i metrosë, aeroportet, linjat e autobusëve dhe tramëve janë mbyllur. Brukseli është paralizuar jo vetëm teknikisht, por edhe nga paniku. Autoritetet kanë shpallur tre ditë zije kombëtare.