KRYEFAQJA » LAJME » Rëndohet më tej bilanci i stuhisë në Maqedoni
Rëndohet më tej bilanci i stuhisë në Maqedoni
EPA/GEORGI LICOVSKI

Rëndohet më tej bilanci i stuhisë në Maqedoni

Ka arritur në 22 numri i personave që kanë humbëm jetën nga moti i keq që përfshiu Shkupin dhe rrethinat. por edhe 6 persona konsiderohen të humbur. Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, 20 prej viktimave janë identifikuar dhe trupat e pajetë u janë dorëzuar familjeve të tyre. Ata janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, vendet më të goditura nga motii keq.
Banorët e lagjes së Hasanbegut, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se me vite të tëra kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por fatkeqësisht nga autoritetet kompetente nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim. Pamjet që ofrojnë media të ndryshme nga kjo zonë janë gati apokaliptike. Ende nuk ka një bilanc mbi dëmet, por mendohet që ai të jetë tepër i madh.
Gjatë natës së kaluar, por edhe sot, ekipet e Shtabit për Siguri dhe Shpëtim të qytetit të Shkupit po punojnë për t’u pastruar rrugët e bllokuara nga aluvionet që kanë sjellë reshjet e shiut. “Për momentin të gjitha ekipet e Shtabit janë në terren dhe po punojnë për ta lehtësuar komunikacionin”, theksohet në komunikatën për media nga qyteti i Shkupit. Qeveria maqedonase e ka shpallur të hënën ditë zie kombëtare në nder të viktimave, si dhe gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë.