KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rënia e cmimit të naftës kërcënim për ekonominë ruse
Bie sërisht çmimi i naftës në botë

Rënia e cmimit të naftës kërcënim për ekonominë ruse

Cmimet në rënie të pandërprerë të naftës mund ta detyrojnë rusinë të rishikoje buxhetin e vitit 2016, paralajmëroi kryeministri rus Dimitri Medvedev. Ai tha se vendi duhet të përgatitet për skenarin më të keq nëse cmimi i naftës vazhdon të bjerë. Këto ditë, një fuqi naftë është shkëmbyer me 32 dollarë, një cmim 70% më i ulët se 15 muaj me parë. Taksat nga nafta dhe gazi përbëjnë gjysmën e të ardhurave vjetore të qeverisë. Buxheti shtetor i miratuar në tetor mbështetej në një cmim mesatar nafte prej 50 dollarësh për fuqi, një shifër që edhe vetë presidenti rus Putin e ka quajtur këto jave si jo realist. Me humbjet qe i ka shkaktuar rënia e cmimit të naftës ekonomise ruse, ministri vendas i financave thote se cmimi duhet të shkoje në mbi 80 dollare që të balancohet gjendja, Por kjo ka pak gjasa të ndodhe sepse analistët në vendet perëndimore parashikojnë që cmimi të zbresë në 20 dollarë për fuqi.