KRYEFAQJA » LAJME » Rënia e çmimit të naftës sjell polemika në parlament
Rënia e çmimit të naftës sjell polemika në parlament

Rënia e çmimit të naftës sjell polemika në parlament

Rënia drastike e çmimit të naftës në tregjet botërore, duket se do të ndikojë në buxhetin e shtetit shqiptar. Këtë fakt e ka pranuar numri një i financave shqiptare, ministri Shkëlqim Cani. Duke folur në komisionin parlamentar të ekonomisë gjatë diskutimit të akteve normative të rishikimit të buxhetit 2015, zoti Cani bëri të ditur se janë 3 miliardë lekë më pak të ardhura për shkak të uljes së çmimit të naftës. “Ne këtu ishim të gjithë bashkë, të gjithë institucionet i kemi pyetur. Kemi marrë për bazë çmimet e naftës duke kujtuar se nuk do kishte më ulje të çmimit të naftës dhe kjo ishte pika fundore e çmimit të naftës, dhe me të miratuar buxhetin e vitit 2016, filloi rënia e çmimit të naftës dhe nga 25 lekë që ne llogarisnim, të merrmin në buxhet me çmimet që ishim në atë kohë, do të marrim 20 lekë” tha zoti Cani Megjithatë ministri deklaroi se në 2016 rritja ekonomike parashikohet të rritet në 3.4 për qind.
Ndaj deklaratave të zotit Cani reagoi me ashpërsi deputeti demokrat Sherefedin Shehu. Ai bëri përgjegjëse qeverinë dhe drejtërpërdrejtë ministrinë e financave për atë që ai e cilësoi “shkatërrim që po i bëni kredibilitetit të buxhetit dhe të vetëqeverisjes”.
Ndërkaq analistë të ndryshëm vërejnë se ulja e çmimit të naftës në tregje, përveç anës negative ka edhe anën e saj pozitive. Ajo duhej të shoqërohej me uljen e çmimit të karburanteve si dhe uljen e çmimeve të disa artikujve që varen nga ky produkt. Por në të vërtet të vetmit që nuk përfitojnë janë konsumatorët shqiptarë.