KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rënia e shitjeve të Air-Francë
Rënia e shitjeve të Air-Francë

Rënia e shitjeve të Air-Francë

Kompania ajrore Eir-Frans bëri të ditur shqetësimin e saj në lidhje me rënien e kërkesës për Francën si destinacion turistik, duke sqaruar se sulmet e fundit terroriste prekën shitjet në tremujorin e dytë të këtij viti. Të ardhurat e kompanisë ranë me 5 përqind ose në 6.22 miliardë euro këtë tremujor, në krahasim me të njëjten periudhë të vitit të shkuar. Air Frans i është bashkuar kompanive të tjera ajrore europiane në paralajmërimin e impaktit të nivelit të lartë të pasigurive ekonomike dhe gjeopolitike. Të dhënat mbi të ardhurat e kompanisë u publikuan pak orë pas vrasjes së një prifti në Veri të Francës. Megjithatë, analistët mendojnë se situata nuk ka shumë vend për alarm pasi rënia në shitje është balancuar nga të ardhurat e përfituara nga kursimi i lëndës djegëse që përdoret për avionët. Por një faktor tjetër që ka prekur të ardhurat e kompanisë janë edhe grevat e stafit, pasi vetëm greva e pilotëve në muajin qershor i kushtoi kompanisë rreth 40 milionë euro. Një tjetër grevë e stafit që filloi sot detyroi anullimin e 13 përqind të fluturimeve që pritej të kryheshin përmes kompanisë në pikun e sezonit veror.