KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Renzi humb në zgjedhjet e pjesshme lokale
Renzi humb në zgjedhjet e pjesshme lokale

Renzi humb në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka humbur zgjedhjet e të dielës në Romë dhe Torino përballë partise të re italiane, që ka ardhur përherë në rritje, Lëvizjes “5 Yje”. Kjo parti po shfrytëzon zemërimin e popullatës rreth korrupsionit të përhapur në Itali për të fituar përkrahje të gjerë popullore. Virxhinia Raxhi, një avokate 37 vjeçare nga lëvizja “5 Yje” është bërë keshtu gruaja e parë që e fiton postin e kryetares se bashkise së Romës. “Një epokë e re po fillon me ne”, tha Raxhi, pasi komisioni zgjedhor lajmeroi se ajo ka marre 67 përqind të votave. Edhe Torinoja i shkon Lëvizjes “5 Yje” me të përzgjedhurën Kiar Apendino me 54,6 përqind. Kryeministri Renzi është ngushëlluar nga fitorja e partisë së tij demokratike të qendrës së majtë në kryeqytetin financiar italian, Milano dhe në qytetin verior të Bolonjës. Kryeministri kishte paralajmëruar se nuk do të jepte dorëheqje pavarësisht rezultatit, ndërsa gjithe fokusin e ka vendosur në referundimin që pritet të mbahen rreth një reforme kushtetuese të propozuar nga ai. Renzi erdhi në pushtet në vitin 2014, duke premtuar rigjallërim të Italisë, por nuk ka arritur rezultate të kënaqshme. Qeveria e tij është tronditur edhe nga skandalet e shumta në sektorin bankar.