KRYEFAQJA » LAJME » Kriza e emigracionit, Renzi mbështet marrëveshjen me Turqinë

Kriza e emigracionit, Renzi mbështet marrëveshjen me Turqinë

Kryeministri italian Mateo Renzi foli sot në dhomën e ulët të parlamentit italian lidhur me krizën e emigracionit në Evropë. Ai u tha deputetëve se mbështeste plotësisht një marrëveshje me Turqinë për t’i dhënë fund kësaj krize. Marrëveshja me Turqinë është e drejtë, por ka edhe disa parime që për ne janë thelbësore, duke nisur nga lirite e njeriut dhe liria e shtypit, tha Renzi. Marrëveshja do të lejojë që Evropa të ktheje në Turqi gjithë emigrantët ekonomik që kanë hyrë vitin e shkuar dhë këtë vit në BE dhe do të pranoje në këmbim të mbaje refugjatët nga zonat e luftës dhe të pranojë ata refugjatë që ndodhen aktualisht në Turqi. Përvec shkëmbimit Ankaraja kërkon edhe 3 miliard euro ndihmë, që Brukseli është gati t’i japë. “Evropa që po shkon në Mars, ka ngecur në Idomeni, aty ku nënat i lajnë foshnjat me një shishe uje, në Evropën tonë, në kontinentin tonë”, ngriti zërin kryeministri italian për kushtet e rënda të refugjatëve në Greqi.