KRYEFAQJA » LAJME » Renzi: Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në BE duhet të jetë prioritet
Renzi: Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në BE duhet të jetë prioritet

Renzi: Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në BE duhet të jetë prioritet

Pranimi i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në BE duhet të jetë prioritet, ka deklaruar kryeministri italian Mateo Renzi për të përditshmen gjermane Die Welt. I pyetur për valën e refugjatëve në Ballkan, zoti Renzi ka preferuar në përgjigjen e tij “të ndërroj këndvështrim”. Bashkimi Europian duhet të zgjerohet në lindje. Do të ishte një gabim tragjik e historik që t’i lëmë jashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, është shprehur kryeministri italian. Ndërsa e ka quajtur si prioritet pranimin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë në BE, zoti Renzi tha se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në një hartë të sigurisë europiane për shkak të shpërthimit të valës së refugjatëve është një realitet që po artikulohet drejtpërsëdrejti nga autoritetet e BE.
Deklaratat e kryeministrit italian, pasojnë një sërë deklarimesh të tjera nga zyrtarë europianë të niveleve të ndryshme, që lidhen me planifikimin sigurisë së Ballkanit Perëndimor nga BE në bashkëpunim me këto vende. Ato po ecin paralelisht me realizimin e standarteve te sigurisë nga vetë këto vende në kuadrin dhe të anëtarësimit  të tyre në BE. Megjithatë  deklarimi i kryeministrit italian për median gjermane, duket se ka dhënë sinjale të një përshpejtimi të mundshëm të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, nëse presioni i situates së refugjatëve nga lindja dhe Afrika e Veriut shtohet më tej.