KRYEFAQJA » LAJME » Replika mes Nishanit dhe Veliajt për ndërtimin e këndit të lojrave tek liqeni artificial

Replika mes Nishanit dhe Veliajt për ndërtimin e këndit të lojrave tek liqeni artificial

Ndërtimi i këndit të lojrave tek parku i liqenit artificial ka nxitur replika në distancë mes Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Presidenti ishte sot në hapsirën ku po ndërtohet këndi i lojrave, nga ku tha se vandalizimi që po i bëhet parkut është i papranueshëm. Deklarates së presidentit i parapriu kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili gjatë një dëgjese me banorët e Njesisë 10 për projektin e Sheshit Skëndërbej, tha se këndi i lojrave do të ndërtohet.

Sipas Veliajt, presidenti është i vetmi qytetar me vilë brenda hapsirës së parkut, ndërsa bashkia është e vendosur që në park t’u krijoj akses gjithë qytetarëve, vecanërisht fëmijëve.

Ndërsa reagoi për çështjen e rezidencës, presidenti nuk iu përgjigj pyetjeve të kryebashkiakut lidhur me pallatin 17 katësh, të ndërtuar në park.