KRYEFAQJA » LAJME » Replikat Berisha – Rama në Parlament
Rama, Berisha, parlament

Replikat Berisha – Rama në Parlament

Akuzat e ndërsjellëta nga foltorja e Kuvendit kanë vijuar përgjatë ditës së sotme. Ish-kryeministri Sali berisha ka prekur një sërë cështjesh për të cilat ka bërë fajtore mazhorancën, që nga përmbytjet e deri tek importi i mbetjeve. Por në përgjigje të tij kryeministri Edi Rama ka folur për atë që njihet si ligji i vettingut duke thënë se Berisha po e bllokon pasi ka frikë nga ky ligj. Sipas kreut të qeverisë Berisha njëkohësisht duhet të përballet edhe me cështjen e hapjes së dosjeve të cilën ai e kishte lënë në harresë. Kryeministri Rama tha se qeveria aktuale nuk po e bën ligjin e hapjes së dosjeve vetëm për të përfituar vota dhe asgjë më tepër.