KRYEFAQJA » LAJME » Replikat Blushi-Balla në Parlament

Replikat Blushi-Balla në Parlament

 

Deputeti Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi janë larguar zyrtarisht nga grupi i Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij në seancë parlamentare, Blushi akuzoi Partinë Socialiste se është kthyer në një ndërmarrje private, nga e cila ai dhe Hafizi po largohen me vullnet të lirë. Ai u shpreh kështu :Unë dhe Hafizi nuk jemi as të parët e as të fundit. Dalim me vullnet të lirë nga një ndërmarrje private që ka vendosur që përmes pasurisë nuk respekton asnjë normë tjetër. Vendosem t’i bashkohemi mijëra shqiptarëve të tjerë që besojmë se vendi ka nevojë për politik të re.” Përkundër kësaj deklarate, deputeti socialist Taulant Balla i ka kërkuar Blushit të kthejë mandatin, pasi sipas tij ai i ka braktisur socialistët në të gjitha betejat – “Rrugë të mbarë, por ti që fole këtu nuk u solle kurrë si socialist. Ke për detyrë që mandatin ta respektosh deri në fund. Nuk e ke mandatin tënd, mandatin tënd merre vetë, mandatin ose kthejua ose mos e mbaj pandershmërisht. Ti ke braktisur socialistët në të gjitha betejat. Ne nuk të heqim sot, ike vetë, le të eci Beni vetë, të provojë se sa të duan dhe të respektojnë shqiptarët. Kërkojmë të kthesh mandatin.” Por replikat nuk janë mbyllur me kaq pasi deputeti Blushi ka deklaruar se nuk e lë mandatin, duke njoftuar edhe nismën e tij për një parti të re politike, por kjo sipas deputetit Balla nuk mund të jetë parti e re për sa kohë që Blushi flet si kryetari i opozitës.