KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » “Janina, gur i kufirit apo bashkimit?”- reportazh i RTSH

“Janina, gur i kufirit apo bashkimit?”- reportazh i RTSH

Historia ka nevojë të rishkruhet dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut, komunikimit dhe një njohje më të thellë me njëri-tjetrin pa barriera dhe pa paragjykime. Ndoshta kultura është çelësi për të hapur dyer që i konsiderojmë të mbyllura një herë e përgjithmonë. Askund më shumë se sa në Ishullin e Janinës nuk ndjen të të mbështjellë historia, personazhe që në epoka të caktuara kanë vendosur fate perandorish dhe fate kombesh. E një prej tyre ishte Ali Pashe Tepelena.
Të gjitha këto i sjell reportazhi “Janina, gur i kufirit apo bashkimit?” i gazetares së Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH, Mira Tuci.