KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » “Qyteti im” në RTSH-Berati

“Qyteti im” në RTSH-Berati

Vetëm 120 kilometra në jug të Tiranës gjendet një nga thesaret më të vyera të qytetërimit shqiptar, por edhe atij botëror.  Ai është qyteti i Beratit, i konsideruar si një shembull i rrallë i një qyteti në periudhën otomane.  UNESCO në vitin 2008 e futi Beratin në Listën e Trashëgimisë Kulturore të saj. I quajtur edhe “Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati  përbëhet nga tre qendra : Kalaja e Beratit e ndërtuar mbi një kodër në anën veriore të lumit Osum, lagjia muzeale Mangalem vendosur në këmbët e kodrës së kalasë, Kalaja e Goricës dhe lagjja e saj vendosur në bregun jugor të lumit.

Para Mbrapa

 

 

Para Mbrapa