KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » “Qyteti im” në RTSH-Durrësi

“Qyteti im” në RTSH-Durrësi

Rrallë ndodh që emri i një qyteti dhe mbiemri që i kanë zgjedhur njerëzit ndër shekuj, të jenë gati sinonime të njëri-tjetrit. I tillë është Durrësi dhe mbiemri “i madh”. Në lashtësi Durrësi figuron një nga qytetet më të mëdhenj, jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në të gjithë Mesdheun. Ai është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri pas Tiranës, ndonëse dikur ka qenë kryeqytet para saj. Durrësi është porti më i madh i Shqipërisë dhe ka plazhin më të madh në vend. Prej më shumë se 70 vjetësh, Durrësi mbetet qëndra më e madhe e hekurudhave shqiptare. Kamera e “Qyteti im” ishte këtë javë në Durrës.