KRYEFAQJA » LAJME » Republikanët, zgjedhjet të mos mbahen me Edi Ramen Kryeministër.

Republikanët, zgjedhjet të mos mbahen me Edi Ramen Kryeministër.

Republikanët ashtu si edhe demokratet kërkojnë që zgjedhjet të mos mbahen me Edi Ramen Kryeministër. Në takimin me anëtarë të kësaj force politike në njësinë 3 në Kryeqytet, Kryetari i Partisë Republikane për Tiranën Blendi Sulaj tha se Kryeministri nuk ka vullnet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sa i takon reformës zgjedhore, Partia Republikane tha ai kërkon votim dhe numurimin elektronik, lista të hapura si edhe heqjen e mandateve dhe zëvendësimin e deputetëve që ndërrojnë krahun politik.