KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Restaurohen muzetë në Berat
restaurim, muzeumet berat, kisha, ministria e kultures

Restaurohen muzetë në Berat

Muzeu Ikonografik Onufri, me Kishën “Fjetja e Shën Mërisë” në Kalanë e Beratit, është restauruar pas shumë vitesh dhe është pasuruar me 20 ikona, për tiu bashkangjitur 173 objekteve ekzistuese. Salla e re dhe ofrimi i një autoguide në 3 gjuhë; shqip, anglisht dhe italisht janë risitë që u ofrohen turistëve. Veprat e ekspozuara në këtë muze janë të ikonografeve shqiptarë në shekujt XIV – XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufer Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpatarakut, Çetiret. Kryeministri Rama dhe ministria Kumbaro vizituan muzeun.

Mnistrja Kumbaro u shpreh: ” Ka pasur një fond prej 173 objektesh, ikona dhe objekte të tjera liturgjike dhe shërbese. Sot, pas përpjekjeve që kemi bërë së bashku për pasurimin e fondit me 20 objekte të tjera të gjitha të dorës së parë, ka 193 objekte. Jemi në pjesën, e cila është përshtatur për ekspozitën për vendosjen e koleksionit të Muzeut Onufri. Janë ikona që datohen nga shekulli i 14, deri në fund të shekullit të 19.”

Rikonstruksion pas 36 vitesh ka pësuar dhe Kisha e Shën Triadhës në Kalanë e Beratit,e ndërtauar në shek e 13-te dhe fillim të shek 14-te. Struktura me tjegulla të vjetra bizantine ishte dëmtuar duke lejuar shirat të depërtonin duke dëmtuar rëndë afreskët.

Kisha e Shen Triadhes, me restaurimin e bërë i ofrohet në kushte shumë të mira turistëve të shumte që vizitojnë Beratin.