KRYEFAQJA » LAJME » Rezultate befasuese në aksionin kundër informalitetit
Rezultate befasuese në aksionin kundër informalitetit

Rezultate befasuese në aksionin kundër informalitetit

Intensifikimi i aksionit kundër informalitetit nga ana e qeverisë shqiptare ka sjellë rezultate befasuese. Vetëm në gjysmën e parë të muajit shtator janë regjistruar 11,055 biznese (ose 826.9 për qind) më shumë sesa shtatorin e vitit 2014 dhe 11,531 (1339.3 për qind ) më shumë sesa viti 2013.
Ndërkaq kontrollet e ashpra për përdorimin e kasës fiskale nga bizneset, sipas Ministrisë së Financave ka shtuar xhiron e të ardhurave me rreth 33 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë për periudhen 1 korrik 16 shtator. Gjatë kësaj periudhe është trefishuar numri i pajisjeve fiskale dhe ka shkuar në 26 milionë numri i kuponave tatimorë, ose 57 për qind më shumë për të njëjtën peridhë të vitit të shkuar.
Qeveria thotë se aksioni do të vazhdojë me të njëjtat ritme, por opozita nga ana e saj e akuzon për veprime selektive dhe raprezalje ndaj kundërshtarëve. Në terren bizneset, veçanërisht ata të vegjël ankohen për një rënie të xhiros ditore.