KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rezultatet e zgjedhjeve në Francë
rezultatet e zgjedhjeve ne france

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Republikanët e ish-Presidentit Sarkozi kanë rezultuar fitues të roundit të dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës, duke kryesuar në 7 nga 13 rajonet franceze. Në vend të dytë kanë dalë socialistët e presidentit Fransua Hollond, të cilët kanë fituar 5 rajone. Partia qeverisëse e Hollond pati tërhequr kandidatët e saj në dy rajone dhe u kërkoi zgjedhësve të votonin për konservativët e Sarkozi në mënyrë që të bllokohej partia e ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar i udhëhequr nga Marin Lë Pen që nuk fitoi në asnjë rajon.

Megjithatë Lë Pen, e cila e pranoi rezultatin, theksoi se asgjë nuk mund ta ndalojë “rritjen e paepur” të Frontit kombëtar, ndërsa mbesa e saj, Marion Mareshal-Lë Pen, kandidate në këto zgjedhje, u shpreh se ka disa fitore qe i turpërojnë fituesit.

Ndërkohe, një rajon, ai i Korsikes, është fituar nga separatistët.