KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë
Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë

Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë

Partia konservatore në pushtet fitoi shumicën e vendeve te parlamentit në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura te dielën në Spanjë, por humbi shumicën absolute që mbante deri tani. Partia Popullore e kryeministrit Mariano Rahoi ka fituar 28.7 për qind ndërsa socialistët 22 për qind të votave. Dy partitë e reja, Siudadanos dhe Podemos, që jane kundër masave të kursimit, kanë marrë përkatësisht 20 dhe 14 përqind të votave duke i dhënë fund sistemit dypartiak 40 vjeçar në Spanjë. Të përkthyer në vende në parlamentin me 350 anetarë, partia popullore do të ketë 122 deputetë, socialistët 91, Podemos 42, Siudadanos 40 dhe vende të tjera ndahen mes 6 partive të vogla. Kryeministri konservator Rahoi tha se do të përpiqet të bëjë koalicion me parti të tjera, por e përjashtoi qysh në fillim një koalicion të mundshëm me partinë socialiste. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 20 dhjetorit ishte 72 përqind. Rezultatet tregojnë se së paku tri parti duhet të bashkohen për te krijuar qeverinë dhe, në këto kushte, do të duhen disa javë negociata para se Spanja të ketë qeverinë e re.