KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë

Rezultatet e zgjedhjeve në Spanjë

Partia konservatore në pushtet fitoi shumicën e vendeve të parlamentit në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të dielen në Spanjë, por humbi shumicën absolute që kishte deri tani. Partia Popullore e kryeministrit Mariano Rahoi ka fituar 28.7 përqind derisa socialistët 22 përqind. Dy partitë e reja, Siudadanos dhe Podemos, që jane kundër masave të kursimit, kanë marrë përkatësisht 20 dhe 14 përqind të votave duke i dhënë fund sistemit dypartiak në Spanjë. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 20 dhjetorit ishte 72 për qind. Rezultatet tregojnë se së paku tri parti duhet të bashkohen për te krijuar qeverinë.