KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Riga, Rama takohet me Keqijang

Riga, Rama takohet me Keqijang

Shqipëria dhe Kina po shikojnë mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis tyre. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit në Riga të Letoni mes kryeministrit shqiptar Edi Rama me kryeministrin kinez Li Keqiang, ku po marrin pjesë në Samitin e 5-të të Liderëve Kinë – EQL, apo siç njihet ndryshe nisma 16+1.
Zoti Rama e ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve si të suksesshëm, veçanërisht në fushën e infrastrukturës rrugore, industrinë e naftës e gazit, të burimeve ujore etj. Kryeministri Rama e falenderoi homologun Li Keqiang për inkurajimin që jep qeveria kineze ndaj kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri, ku shembujt më të fundit janë kompania China Everbright që ka blerë TIA-n që menaxhon aeroportin e Rinasit dhe kompania Geo-Jade Petrolium Corporation që ka marrë në pronësi Bankers Petrolium. Zoti Rama është shprehur se egzistojnë mundësitë për krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim në të ardhmen. Ai tha se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë përpjekje aktive në konteksin e nismës 16+1, midis Kinës dhe vendeve të EQL.
Kryeministri kineza nga ana e tij ka kujtuar se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të thellë, baza politike e marrëdhënieve dypalëshe është e qëndrueshme dhe projektet madhore të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve kanë pasur përparim. Qeveria e Pekinit i nxit kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri mbështetur mbi parimet e tregut dhe të zhvillojnë bashkëpunimin në sektorin hidrik, të energjisë, të ndërtimit infrastrukturor etj. Zoti Keqjang shprehu besimin se bashkëpunimi dypalësh do të ketë përparim të mëtejshëm, ndërsa në kuadër të mekanizmit “16+1”, të dy vendet do të arrijnë përfitime të përbashkëta. Aktualisht Kina renditet si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7,7 përqind të vëllimit të përgjithshëm tregtar të mekanizmit “16+1”, do të arrijnë përfitime të përbashkëta.