KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rihapet aeroporti i Zaventemit, nën masa të forta sigurie
aeroporti brukselit zaventem rihapet sulme terroriste

Rihapet aeroporti i Zaventemit, nën masa të forta sigurie

Aeroporti i Zaventemit në Bruksel është rihapur këtë të dielë nën masa të rrepta sigurie. Që pas sulmeve terroriste të 22 marsit, në këtë aeroport nuk është kryer asnjë fluturim, ndërkohë që sot zhvillohen tre fluturime simbolike për në Faro, Athinë dhe Torinos. Pasagjerët mund të shkojnë në terminal me taksi ose makinë, pasi ende nuk ka nisur levizja e trenave apo autobuzëve. Ata duhet të jenë në aeroport tre orë para nisjes. Ndërkohë që vetëm pasagjerët me dokumenta identifikuese dhe biletë do të lejohen të hyjnë në sallën e nisjeve dhe bagazhet e tyre do të kontrollohen me herët. Aeroporti do të funksionojë në mënyrë të pjesshme, pasi po riparohen dëmet e shkaktuara nga shpërthimet kamikaze në ambientet e brëndshme. Drejtori ekzekutiv i ketij aeroporti është shprehur se do të duhet kohë që Zaventem të jetë plotësisht funksional. Targeti fillestar i aeroportit do te jetë 800 deri në 1000 pasagjerë në orë, në krahasim me 5 mijë në orë që udhëtonin përmes tij para sulmeve.