KRYEFAQJA » LAJME » Rihapet stadiumi i Gjirokastrës me ndeshjen Luftëtari – Partizani
Rihapet stadiumi i Gjirokastrës me ndeshjen Luftëtari - Partizani

Rihapet stadiumi i Gjirokastrës me ndeshjen Luftëtari – Partizani

Luftëtari, që gjatë fazës së parë të Kategorisë Superiore i zhvilloi ndeshjet që duhet t’i luante në fushën e vet në fusha të tjera, rikthehet më në fund në shtëpinë e vet. Stadiumi Luftëtari i Gjirokastrës që ishte mbyllur prej tre muajsh për rindërtim të pjesshëm në këtë fundjavë do të presë ndeshjen e javës së 10-të mes vendasve dhe Partizanit. Takimi luhet të shtunën me 5 nëntor në orën 14:00. Ky stadium, që u ndërtua rreth 40 vjet më parë, u rregullua kryesisht në godinën kryesore të tij. Gjatë punimeve u rregullua edhe fusha e cila tani ka një veshje të rë të gjelbër. Gjithashtu, në një pjesë të stadiumit janë vënë edhe ndenjëset. Drejtuesit e punimeve thonë së tashmë kanë mbetur vetëm detaje të vogla por gjithçka do të jetë gati para fillimit të ndeshjes të së shtunës.

Tani, me rihapjen e stadiumit, mbështetësit e skuadrës blu e zi do të kenë më tepër mundësi për ta ndjekur dhe për t’i dhënë kurajo djemëve të tyre. Shefi i klubit gjrokastrit, Gentian Nora, pohoi se udhëtimet e vazhdueshme që bënë futbollistët gjatë gjithë fazës së parë të kampionatit kanë ndikuar keq fizikisht te skuadra. Ai tha se prania e mbështetësve në këtë fundjavë dhe ndeshjet e tjera që luhen në Gjirokastër do të jetë vendimtare për të arritur objektivat e këtij sezoni.