KRYEFAQJA » LAJME » Rikonstruksioni i Rrugës së Kosovarëve
rruga e kosovareve tirane, rikonstruksion, inspektohen punimet

Rikonstruksioni i Rrugës së Kosovarëve

Kjo është rruga e kosovarëve në njësinë administrative nr 5 në kryeqytet. Rikonsturksioni i saj nisi që në vitin 2012, por vetëm sot ka nisur të marrë formë. Kryebashkiaku Erion Veliaj e konsideron një prej premtimeve të tij të mbajrutra.

Veliaj përsëriti se edhe ky investim i Bashkisë rrit vlerën e pronës së qytetarëve të kësaj zone.

Kjo rruge me gjatësi 570 metra do të pajiset me shtylla ndriçimi dhe gjelbërim si dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme, përfshi edhe një korsi të dedikuar biçikletash. Rruga e Kosovarëve lidhet me “Komunën e Parisit”, “Kodrat e Liqenit”, si dhe liron trafikun për aksin para gjimnazit Petro Nini.