KRYEFAQJA » LAJME » Rikonstruksioni i rrugës Tepelenë-Lekdush, rijetëzim për vlerat turistike dhe kulturore të zonës
Rikonstruksioni i rrugës Tepelenë-Lekdush, rijetëzim për vlerat turistike dhe kulturore të zonës

Rikonstruksioni i rrugës Tepelenë-Lekdush, rijetëzim për vlerat turistike dhe kulturore të zonës

Një investim në vlerën 450 milionë lekë financim i qeverisë nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve do të mundësojë rikonstruksionin e rrugës Tepelenë- Lekdush. Ky segment në një gjatësi prej 12 kilometrash është pjesë e rrugës që përshkon zonën e Kurveleshit. Aktualisht rruga është amortizuar duke e bërë mjaft të vështirë qarkullimin e mjeteve përgjatë saj. Më problematike bëhet situata në stinën e dimrit kur pika të caktuara të saj pësojnë shembje si shkak i erozionit dhe rrëshkitjeve të tokës.

Rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor do të mundësojë jo vetëm lehtësimin e qarkullimit nga zona e Kurveleshit në drejtim të Tepelenës por do të nxisë edhe rijetëzimin e vlerave turistike dhe të trashëgimisë kulturore.

Fshatrat e zonës së kurveleshit si Lekdushi, Progonati, Gusmari, Nivica, etj përfshijnë një sërë vlerash natyrore, të trashëgimisë historike dhe monumenteve të kulturës. Gjatë viteve të fundit banorët e këtyre zona kanë nisur investimet për zhvillimin e turizmit familjar.