KRYEFAQJA » LAJME » Rikonstruktohet kopshti 56 në njësinë administrative nr.1
Rikonstruktohet kopshti 56 në njësinë administrative nr.1

Rikonstruktohet kopshti 56 në njësinë administrative nr.1

Një tjetër kopsht në kryeqytet është gati të pres fëmijët me kushte më të mira në vitin e ri arsimor. Me mbështetjen e donatorëve, Bashkia e Tiranës rikonstruktoi edhe kopshtin 56 në njësinë administrative nr 1. Kryebashkiaku Erion Veliaj përsëriti angazhimin për t’i krijuar shanse të barabarta vogëlushëve të kryeqytetit.

Edhe deputeti socialist Ditmir Bushati foli për rëndësinë e investimeve në sistemin publik të edukimit.

Në këtë kopsht është ndërhyrë në ambjentet e brendshme, duke nisur që nga rrjeti hidraulik e elektrik. Ndërsa në ambjentet e jashme është krijuar një kënd lodrash për fëmijët.