KRYEFAQJA » LAJME » Rikonstruktohet poliklinika nr.1,shërbim cilësor për pacientët
Poliklinika e specialiteteve, rinovohet e gjithë teknologjia

Rikonstruktohet poliklinika nr.1,shërbim cilësor për pacientët

Shërbim më i mirë mjeksor do tu ofrohet banorëve të Tiranës,me rikonstruksionin e poliklinikës nr 1 të specialiteve. Me një financim prej 76 milion lekë, ministria e shëndetësisë, kreu rikonstruksionin total të saj dhe vendosjen e aparaturave të reja për 18 specialitete. Kryeministri Rama dhe ministri i Shëndetësisë Beqaj, inspektuan ambientet e rikonstruktuara.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqja tha se “Kjo është pjesë e programit për të kompletuar të gjithë vendin me shërbim sa më të mirë të kardiologjisë. Në Tiranë i hapëm edhe në poliklinikat e specialiteteve, në mënyrë që njerëzve t’u ofrojmë shërbim sa më të shpejtë e sa më të afërt, ta edhe shkarkojmë QSUT dhe aty të merren me raste vërtet të komplikuara që duhet të bëjë një spital terciar. Edhe kardiologët këtu kanë mundësi të bëjnë një shërbim shumë më të plotë e shumë më cilësor ndaj pacientëve,”

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se “Nuk mbaron asnjëherë dhe në asnjë vend nevoja për më shumë cilësi në shërbimin shëndetësor. Ne përballemi me një inerci të jashtëzakonshme rrënimi e shkatërrimi dhe të perceptimit e besimit të njerëzve, por jemi krenarë se tek shëndetësia kemi bërë investime si asnjëherë më parë. Mbi të gjitha, nëse në krahasimin fonde me fonde, diferenca nuk është shumë e madhe me të kaluarën, ajo që është e rëndësishme është se ne kemi programuar shumë më mirë, kemi zbatuar shumë më mirë dhe gjithçka e kemi bërë në kuadrin e një vizioni që gjërat ndërtohen hap pas hapi.”

60 vizita kardiologjike mund të kryhen gjatë një dite në poliklinikë, ndërsa është reduktuar në 10 ditë, diagnostikimi në laboratore. Pacientët thonë se ndryshimi është i ndjeshëm.

Gjatë vitit të kaluar në poliklinikën nr 1 të specialiteteve, janë kryer mbi 250 mijë vizita.