KRYEFAQJA » LAJME » Rikonstruktohet rruga “5 maji”,Veliaj:Ndërhyrjet dhe në brendësi të lagjeve
Rikonstruktohet Rruga “5 maji”

Rikonstruktohet rruga “5 maji”,Veliaj:Ndërhyrjet dhe në brendësi të lagjeve

Një tjetër rrugë në kryeqytet rikonstruktohet me standarte bashkëkohore. Bëhet fjalë për rrugën “5 Maji”, e cila lidh zonën e Medresesë me tregun industrial. Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se ndërhyrjet në infrastrukturë jo vetëm lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por shtojnë edhe vlerën e pronës. Vitin e ardhshëm ndërhyrjet në infrastrukturë do të zhvendosen nga rrugët kryesore në brendësi të lagjeve. Veliaj përsëriti premtimin se çdo taksë e paguar e qytetarëve, çdo qindarkë në arkën e bashkisë së Tiranës, do të kthehet në investime për qytetin dhe qytetarët.