KRYEFAQJA » LAJME » Rikthehen demokratët në komisione dhe në seancë plenare pas bojkotit 10 ditor

Rikthehen demokratët në komisione dhe në seancë plenare pas bojkotit 10 ditor

Demokratët i rikthehen jetës normale parlamentare, pas përfundimit të afatit kohor të vendimit të byrosë së kuvendit, për përjashtimin 10 ditor nga punimet e Parlamentit të ish Kryeministrit Berisha . Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar demokratët vendosën të marrin pjesë në komisione si edhe në seancë plenare. Bojkoti i opozitës ishte në shenjë proteste ndaj vendimit të Byrosë,të cilin e konsideruan të padrejtë dhe shenjë hakmarrje ndaj denoncimeve që Berisha i bëri rastit Shullazi. Ish Kryeministri u shpreh nga foltorja e Parlamentit për ligjin e paisjes së qytetarëve me armë, bazuar në modelin Amerikan.