KRYEFAQJA » LAJME » Rikthehen në mesjavë ndeshjet e kampionatit
Rikthehen në mesjavë ndeshjet e kampionatit

Rikthehen në mesjavë ndeshjet e kampionatit

Pas pushimit të detyruar nga ndeshjet kualifikuese për botërorin Rusi 2018, rikthehet të mërkurën dhe të enjten Kategoria Superiore me javën e 6-të të saj. Kjo javë fillon me takimin mes Luftëtarit dhe Vllaznisë, e cila mund të themi se është ndeshja më e fortë, pasi dy skuadrat ndodhen njëra pas tjetrës në renditje dhe janë me të njëjtin numër pikësh. Vllaznia është në vendin e 5-të me 6 pikë dhe një golavarazh -1 ndërsa Luftëtari një vend më poshte me golavarazh -5. Ndeshja mesh tyre luhet në stadiumin e Peqinit.

Korçarët presin skuadrën modeste të Teutës e cila do të paraqitet me një tjetër trajner, italianin Roberto Cevoli. Skuadra vendase luan për të arritur fitoren e gjashtë radhazi për sezonin 2016-2017. Një takim me interes është edhe ai që luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kukësit ku veri-lindorët do të luajnë më forcë për të mos u shkëputur më shumë me Skënderbeun ndërsa vendasit kërkojnë një fitore që mund ta largojë nga fundi i renditjes. Një ndeshje interesante është Korabi – Tirana, kjo për faktin se dibranët luajnë në shtëpi po njëkohësisht jashtë saj dhe se Tirana mike luan në Selman Stërmasi, pra në shtëpinë e saj, si ish-pronare. Populli do thoshte, “hajde organizim hajde” dhe do bënte me të drejtë pyetjen: “Ndodh ndokund tjetër në Europë kështu”?

Laçi-Partizani është ndeshja që mbyll të enjten javën e 6-të. Mund ta cilësojmë si takimi i trajnerëve “të rinj” pasi te Partizani rikthehet Sulejman Starova dhe te Laçi rikthehet Ramadan Ndreu. Të kuqtë do të luftojë për të marrë tre pikëshin që mungon prej dy javëve, pa barazimit në Elbasan me Tiranën dhe humbjes në Kukës me vendasit. Laçjanët duhet të luftojnë që t’i largohen fundit të renditjes.

Ja dhe ndeshjet e javës së 6-të dhe renditja pas 5 javësh:

JAVA 6

 

DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
12.10.2016 Peqin 14:00 Luftëtari – Vllaznia ? – ?
12.10.2016 Korçë 17:00 Skënderbeu – Teuta ? – ?
12.10.2016 Vlorë 17:00 Flamurtari – Kukësi ? – ?
12.10.2016 Tiranë 17:00 Korabi – Tirana ? – ?
13.10.2016 Laç 14:00 Laçi – Partizani ? – ?

 

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Skënderbeu 5 5 0 0 9 1 8 15
2. Kukësi 5 2 3 0 6 2 4 9
3. Partizani 5 2 2 1 3 1 2 8
4. Tirana 5 1 4 0 5 2 3 7
5. Vllaznia 5 1 3 1 2 3 -1 6
6. Luftëtari 5 2 0 3 2 7 -5 6
7. Korabi 5 1 2 3 3 5 -2 5
8. Flamurtari 5 1 1 3 6 7 -1 4
9. Laçi 5 0 3 2 0 2 -2 3
10. Teuta 5 0 2 3 2 8 -6 2