KRYEFAQJA » LAJME » Rikthehet në punë “ARMO”
Rikthehet në punë “ARMO”

Rikthehet në punë “ARMO”

Ky njoftim zyrtar i kompanisë Bankers zbuloi rikthimin në punë të rafinerisë së naftës ARMO-s, pas bllokimit disa mujor të saj për shkak të borxheve të mëdha që kishte akumuluar ndaj kreditorëve. Një shoqëri e quajtur Jonian rifajnin and Trejding company e regjistuar në bazë të ekstraktit të qendrës kombëtare të biznesit në ishujt virgin do të riktheje në punë ARMON nga tetori i këtij viti, duke shfrytëzuar përpunimin e naftës bruto në vend e më pas shitjen e saj në tregun shqiptar. Referuar njoftimit të Bankers, në bazë të një marrëveshje me shoqërinë offshore të regjistruar në QKB me 13 Qershor, në tremujorin e katërt do të nis shitja e 65 përqind të naftës tek rafineria vendase. Paratë do ti paguhen kompanisë në avancë, ndërkohë që çmimi sipas kësaj marrëveshjeje, bazohet në atë të eksportit duke zbritur kostot e transportit dhe tarifat portuale. Bankers në njoftim shprehet i kënaqur me rifutjen në punë të rafinerisë vendase dhe mirëpret bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, agjensitë e saj dhe IRTC për të zbatuar këtë marrëveshje. Me rikthimin në funksion të ARMO-s pritet të mbaroje dhe odiseja disa mujore e mbi 1000 punonjësve të kësaj rafinerie që janë aktualisht të papunë dhe nuk kanë marrë pagat e një viti. Rafineria ARMO, është një nga kompanitë më problematike në Shqipëri dhe rezulton kreditori më i madh i keq në vend, në listën e 35 kompanive që kanë 60% të huave me probleme në vend.