KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bujar Zela rikthehet me “Ndjenjën e ngjyrave”
Rikthehet pas 25 vitesh piktori Bujar Zela me “Ndjenjën e ngjyrave”

Bujar Zela rikthehet me “Ndjenjën e ngjyrave”

Pas 25 vitesh largimi nga Shqiperia për në Austri, piktori Bujar Zela rikthehet me “Ndjenjën e ngjyrave” në Muzeun Historik Kombëtar. Mbi tetëdhjetë punime në telajo, ku dominojnë e kuqja dhe bluja, realizuar nga artisti pas viteve 2000, shprehin emocionet, ndjeshmëritë e Zelës. Ashtu sikurse thotë dhe vetë ai në qendër të jetës dhe kreativitetit të tij ndodhet ngjyra, forma, natyra dhe ekspresiviteti i hedhur në telajo. Në punimet e ekspozuara gjen që nga perisazhi, natyra e qetë e deri të portretet, madje edhe të personalizuara.
Para largimit nga Shqipëria, piktori Bujar Zela punonte si ilustrator në një nga shtypshkronjat e kohës, gjë që e dëshmojnë grafikat që ai na tregon. Artisti nuk heq dorë nga bardh e zija. Ndonëse për syrin ngjyra është lodhshme hera-herës, për Zelën ajo mbetet shprehëse në telajo.