KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rikthimi i piktorit Alkan Nallbani
alkan nallbani, piktor, rikthim

Rikthimi i piktorit Alkan Nallbani

Prej më shumë se 21 vitesh i larguar nga Shqipëria, piktori Alkan Nallbani rikthehet si eksplorues i së brendshmes artistike dhe i rrugetimit te tij ne jete. Nga akademia e arteve të Bukura në Tiranë në akademinë e firences e më tej në kolegjin e artit dhe dizajnit në Shtetet e Bashkuara rruga ka qenë e gjatë ndaj ai vjen me ekspozitën personale në Galerinë Kombëtare të titulluar “Eksploratorët”. Ekspozita përmban 90 piktura, vizatime dhe gravura të cilat qëndrojnë në pritje për tu ekspozuar në sallën e madhe të galerisë. Mbushur me optimizëm, arti i Nallbani lëviz  nga fillimet me ndikime ekspresioniste, duke pasuar në një kërkim më shumë personal të viteve  të fundit. Nje cikël lindur nga një imazh siç është ai i eksploratorit e ka çuar piktorin në takim me fëmijërinë dhe kujtimet e konsideruara të humbura. Nallbani e ndan jetën mes Nju Jorkut dhe Firences por siç thotë ai, një artist kur i reziston fazës së presionit dhe del në breg mund t’ia dalë edhe në luftën kundër vetvetes ndaj rrugëtimi duhet të jetë i pëerhershëm. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në vende të ndryshme të  Evropës dhe Shtetet e Bashkuara . Puna e tij ka qenë e përfshirë në Bienalen Amerikane të Arteve Grafike në vitin 2010 dhe në Bienalen e Pragës në vitin 2009.