KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rilindja urbane” drejt fshatrave
"Rilindja urbane" drejt fshatrave

“Rilindja urbane” drejt fshatrave

Pas qyteteve “Rilindja Urbane” do të synojë edhe fshatrat. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama gjatë një takimi me fermerët të premten në fshatin Strumë të Roskovecit. Sipas zotit Rama nga ndërtimi i qendrave të qyteteve do të kalohet në ndërtimin e qendrave të fshatrave. “Ne kemi investuar shumë, rreth 500 projekte komunitare, qendrat e qyteteve e të tjera. Sot bashkitë kanë zonën e vet urbane dhe rurale dhe rritja e kapaciteteve të qendrës, jo thjesht nga pikëpamja e hapësirës, por edhe aktiviteteve të tjera, rrit cilësinë e jetës. Kjo do të shtrihet edhe në çdo komunë, ku nuk do të ndërtohen vetëm rrugët, por edhe çerdhe e shkolla” tha kryeministri Rama. Sipas tij bashkitë do të ndihmojnë në realizimin e këtyre projekteve. “Bashkitë do të bëjnë asistencë për të realizuar këto projekte, bashkë me qeverinë do t’i çojnë këto aplikime drejt bankave dhe sipas skemave mund të merren kredi me 0 interes ose edhe të buta. Është e gjitha një risi, e cila varet nga qeveria, por edhe nga ju” shtoi zoti Rama.