KRYEFAQJA » LAJME » Rilindja Urbane në Krumë, investohen 100 mln lekë
Rilindja Urbane në Krumë, investohen 100 mln lekë

Rilindja Urbane në Krumë, investohen 100 mln lekë

Në fillim të vitit të ardhshëm Kruma do të ketë një pamje të re. Përmes projektit të Rilindjes Urbane në këtë Bashki po investohen 100 mln lekë. Pjesë e projektit ishte edhe rikonstruksioni i një pallati.

Ky pallat në Krumë është rikonstruktuar me parametrat e efiçencës së energjisë, çka do të thotë se banorët do të harxhojnë më pak energji elektrike e për pasojë do të shpenzojnë më pak, thuajse gjysmën e faturës që kanë paguar deri tani. Investimi prej 17 mln lekësh është pjesë e projektit të rilindjes urbane në Bashkinë e Krumës. Ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni pa nga afër ecurinë e projektit.

Projekti i Rilindjes urbane synon të transformoje qytetet e vendit për të sjellë një model të qëndrueshëm të zhvillimit urban.