KRYEFAQJA » LAJME » Rinas: Arrestohen dy persona me dokumenta false
Rinas: Arrestohen dy persona me dokumenta false

Rinas: Arrestohen dy persona me dokumenta false

U arrestuan sot në aeroportin Nënë Tereza në Rinas dy persona për falsifikim dokumentash. Arrestimi u bë nga policia kufitare. Dy të arrestuarit, sipas një njoftimi të policisë, janë Saimir Çuni 33 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë dhe Bylbil Muja 40 vjeç, lindur dhe banues në Kukës të cilët akuzohen se kanë falsifikuar dokumenta me qëllim kalimin e kufirit.

Këtyre shtetasve, të cilët do të udhëtonin për në Angli, gjatë kontrollit në kabinat e daljes i’u gjetën dhe sekuestruan dokumenta italiane, që pas një kontrolli në laboratorin e dokumentave në Rinas rezultuan se ishin false. Ata kishin kartë identiteti, leje drejtimi automjeti dhe karta shëndetësore.